Marcelo Brozovic i është gjendur pranë një gruaje në Maqedoninë e Veriut, duke i paguar operacionin në ijë që kushtonte 3 mijë dollarë. Mesfushori kroat i Interit e kishte dhuruar shumën dhe dëshira e tij kishte qenë që të mos zbulohej asgjë.
FCInter1908.it zbuloi gjithçka dhe më pas pati shumë mesazhe lavdëruese për nënkampionin e botës. “Unë nuk kam dëgjuar për të, por pasi pashë reagimet e kuptova që ishte një lojtar i njohur futbolli”, ka thënë gruaja e cila u ndihmua nga Brozovic.
Me tej ajo ka shtuar: “Jam e gëzuar dhe e lumtur. Unë nuk ndjek futboll dhe nuk kam dëgjuar për të, por i jam shumë mirënjohës për kontributin e tij. E kuptova pastaj se ishte futbollist dhe njeri i mirë. Mund të them vetëm se me atë që ka bërë, tani jeta imë është më e mirë”. /abcnews.al