Derbi Everton-Liverpool rikthehet të enjten dhe ngacmimet kanë nisur. Richarlison, sulmuesi brazilian i bluve, ngacmon holandezin Virgil Van Dijk. 23-vjeçari mendon se janë tre qendërmbrojtës më të mirë se ai dhe të gjithë flasin për holandezin vetëm prej sezonit të shkëlqyer që bëri vjet.
“Njerëzit flasin shumë rreth tij dhe po, është një mbrojtës i shkëlqyer. Gjithsesi unë e kam dribluar në të shkuarën”, u shpreh fillimisht për Desimpedidos Richarlison, autor i 10 golave këtë sezon në Premier League.
Më tej ai shtoi: “Ai u zgjodh një nga tre më të mirët në botë për shkak se pati një sezon të shkëlqyer. Për mua ka mbrojtës më të mirë. Janë Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergios Ramos”. /abcnews.al