Pak muaj pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, babai i këtij të fundit kërkon drejtësi.
Përmes një letra dërguar SPAK-ut ai ka kërkuar që hetimet të gjejnë shkakun që çoi në vrasjen e djalit të tij.
“Im bir kishte 2 muaj punë si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë, ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri”, tha Genc Maloku, babai i të riut. Ai mes të tjerash tregoi se kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.
“Unë kam videot dhe i kërkova ndihmë deputetit Valteri që të ngrejë zërin.
Videot i kam siguruar privatisht, SPAK të veprojë”, tha ai.
Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, një personazh i njohur në zonë, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital. /abcnews.al