“Topi është në fushën e Bashës”, Kryemadhi: Bëri gol nga një distancë e largët

schedule22:11 - 18 Qershor, 2020

schedule 22:11 - 18 Qershor, 2020

Para arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të PD, Lulzim Basha për ta pranuar atë duke iu drejtuar se “topi ndodhet në fushën e tij”.

E ftuar në emisionin “Opinon”, aleatja e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI, Monika Kryeadhi u pyet për thirrjen që i bëri ambasadorja dhe vlerësimin e saj për mënyrën se si veproi kreu i demokratëve.

Lidhur me këtë, Kryemadhi nuk kurseu komplimentat për kreun e PD. “Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një ditancë shumë e largët. Dhe jo zoti Basha por e gjithë opozita”, u shpreh Kryemadhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!