Mbajti lart vlerat morale të Luftës së Dytë Botërore, shuhet këngëtarja britanike

schedule22:05 - 18 Qershor, 2020

schedule 22:05 - 18 Qershor, 2020

Është shuar në moshën 103 vjeçare këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, e cila ka ndihmuar në mbajtjen lart të vlerave morale gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmin për humbjen e legjendës e kanë bërë vetë familjarët e këngëtares.

“Dama, Vera Lynn, që ka jetuar në Ditçling, ka vdekur më herët gjatë ditës, e rrethuar nga familja e saj e ngushtë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e vdekjes. Lynn, e njohur si Dashuria e Forcave, ka ngritur moralin e ushtarëve që kanë luftuar jashtë shtetit si dhe të civilëve në Britani me këngët si, “The Ëhite Cliffs of Dover”, nëpët të cilat janë shpërfaqur dëshirat dhe shqetësimet rreth konfliktit me Gjermaninë Naziste atëbotë.

Ndërkohë në 1975, asaj i është ndarë çmimi Damë, që për gratë është i barasvlefshëm me çmimin e kalorësit./abcnews.al