Haxhia, pas shkarkimit të Hajdarit: E prisnim, do ta ankimojmë

schedule10:01 - 18 Qershor, 2020

schedule 10:01 - 18 Qershor, 2020

Gjyqtarja e shkarkuar Fatmira Hajdari nuk ka folur pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e saj për shkak të problemeve me pasurinë.

Lexo edhe: Pallati 10 katësh “djeg” Fatmira Hajdarin, KPK shkarkon gjyqtaren

Në një reagim për mediat pas përfundimit te seancës ku u mor vendimi për shkarkimin e saj, avokati Maks Haxhia tha se ishte një vendim i pritshëm.

“Vendimi nuk ishte aspak i drejtë, ju e patë vetë. Nuk morën parasysh asnjë kërkesë. Do ta ankimojmë, ishte një vendim i paligjshëm, pasuria është plotësisht i justifikueshëm”, tha Haxhia.

Lexo edhe:

Vendimi u mor nga anëtarët e KPK, Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Sipas vendimit te KPK Hajdari ka patur probleme me pasurinë.

Fatmira Hajdari është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2000, fillimisht si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.

Që prej vitit 2013, Hajdari u emërua në gjykatën e Apelit të Tiranës, me dekret të presidentit./abcnews.al