Është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar Arian Musa.
Lajmin e hidhur e ka dhënë Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Ai jep lajmin se miku i tij biznesmen Arian Musa, që të gjithë e njihnin si “Noshi”, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë nga një sëmundje.
Musa kishte investuar prej shumë vitesh në sektorin e shitjes së makinave në vend.

Postimi:
E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij.
Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot tek familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë. I lehtë të qoftë dheu miku im!”, shkruan Agron Duka.

