FOTO/ Koronavirusi ndryshon dhe mënyrën si do bëhet palestër

schedule12:52 - 16 Qershor, 2020

schedule 12:52 - 16 Qershor, 2020

Një palestër në Kaliforni ka gjetur mënyrën ideale për tu mbrojtur nga koronavirusi. Përpos matjes së temperaturës së klientëve në hyrje dhe përdorimit të maskave, palestra gjithashtu do të sigurojë një kabinë ushtrimi për çdo klient.

Brenda kabinave, të cilat u instaluan për vetëm 3 ditë, gjenden veglat dhe pajisjet që ata do të përdorin. Gjithashtu, palestra do të funksionojë me gjysmën e kapacitetit, dhe klientëve do iu duhet të lënë takime, në mënyrë që të kontrollohet numri i tyre.

 

South Bay Fitness in Redondo Beach have constructed nine 'workout pods' made out of plastic pipes and shower curtains

 

Është vërtetë shumë e vështirë, nuk ishim të sigurtë nëse do të rihapeshim sërish. Por, tani me këtë zgjidhje, është më e përballueshme dhe mund të rihapemi duke qenë më të sigurt për të ruajtur shëndetin e klientëve tanë.”, tha pronari i palestrës. /abcnews.al

 

Nine pods are 6ft wide and about 10ft tall and come equipped with dumbbells and a bench

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!