Wshtë arrestuar një nga të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, policia dyshon se bëhet fjalë për Martin (Gentian) Bletën.
Bleta është arrestuar në Poloni dhe policia është duke bërë verifikimet për të konfirmuar se bëhet fjalë pikërisht për personin e dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës.
A është pjesë e grupit Doçi në Shkodër dhe policia dyshon se ka marrë pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës në 17 janar 2020.
Jani prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës dhe u dërgua në një kompleks në Shijak ku ishte parashikuar që të mbahej deri në dorëzimin e një sasie kokaine që sipas autorëve vëllai i tij kishte grabitur në Angli.
Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë.
Gjithçka shkoi keq dhe Jan Prenga u vdiq në dorë pengmarrësve. Trupi i tij nuk është gjetur ende dhe dyshohet se është groposur nga autorët në një zonë përreth kompleksit në Shijak. /abcnews.al