“Mendova se u mbyll”, presidenti i FIGC tregohet i sinqertë

schedule11:40 - 15 Qershor, 2020

schedule 11:40 - 15 Qershor, 2020

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, nuk e fsheh se kishte pasur frikë se kampionatet e futbollit në Itali nuk do të rinisnin sërish. Kjo për shkak se Franca vendosi ta ndalonte kampionatin.

“Kisha frikë se nuk do të nisnim sërish, kur Franca njoftoi mbylljen e sezonit. Ishte një nga pesë ligat kryesore në Europë dhe i kishte thënë ‘stop’. Falë UEFA-s dhe federatave të tjera, shkuam përpara me kujdes dhe ia dolëm të gjithë së bashku, duke qenë të kujdesshëm edhe për shëndetin”, tha Gravina në Rai Radio 1, gjatë programit “Radio Anch’io Sport”.

Vincenco Spadafora, Ministri i Sportit, u pa shpesh duke thënë se futbolli do rikthehej vetëm kur të ishin kushtet e duhura. Pati edhe polemika, por Gravina e shikon si pozitive që nuk janë nxituar.

“Kujdesi u duk i tepërt për shumë njerëz, por na lejoi të rifillonim në kohën e duhur. E kam parë Malagon shumë të shqetësësuar, mbase mendonte se vetëm ne do rifillonim përsëri. Dua gjithashtu të falënderoj edhe presidentin e Lega Serie A, Paolo Dal Pino”, është shprehur Gravina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!