Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Sarandë pasi grabisnin fshatrat në jug të Shqipërisë.
44- vjeçari Mentor Bejko nga fshati Gjashtë i Sarandës, dhe Flamur Kalemi i njohur dhe me emrin ”Eno” nga Tepelena, kanë rënë në pranga, pasi nuk iu bindën postbllokut të Policisë për të ndaluar, në fshatin Livadhja.
Pasi u larguan me shpejtësi, shërbimet e policisë janë vënë ne ndjekje të tyre.
Efektivët e Sarandës, kanë bërë të mundur kapjen e tyre në fshatin Gjashtë.
Dy të arrestuarit dyshohen për një seri vjedhje të thjeshta, dhe me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq./abcnews.al