Dikur një nga fshatrat më të populluar, sot ka mbetur vetëm me 30 familje. Polisi, vetëm 25 km larg qendrës së qytetit Librazhdit , shtrihet ne kodër, në të djathtë të rrugës nacionale për në Elbasan.
Shtëpitë, me të njëjtën arkitekturë, ruajnë po ashtu te njejtën largësi nga njëra- tjetra.
Pyje, kullota, parcela djerre, qe braktisen dita ditës, sidomos nga te rinjtë që e kanë të paimagjinueshme kthimin në ara si të parët e tyre.
Rruge për automjetet nuk ka. Rilindja urbane nuk ka hyrë këtu por banoret e duan asfaltin.
Zona njihet për mjaltin cilësor. Një problem tjetër për banorët është edhe prerja e pyjeve. Fshati ka ruajtur edhe rrënoja te ndërtesave të lashta, studiuesi Shaban Gjura ua njeh mire historitë. /abcnews.al/


