Një person pozitiv në Gjirokastër, del përgjigja e testit për 58 persona

schedule16:02 - 13 Qershor, 2020

schedule 16:02 - 13 Qershor, 2020

58 tampone të kryera ditën e sotme në Gjirokastër kanë rezultuar negativë. Ata u testuan pasi një person në këtë qytet rezultoi pozitiv.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një 48-vjeçar nga lagjia “Zinxhiria” ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa dy ditë më parë një pacient nga Gjirokastra i shtruar në QSUT rezultoi i infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë në vend Gjirokastra nuk ka pasur asnjë rast tjetër me të infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!