Rekord të infektuarish, ISHSH zbret në terren dhe nis me gjobat

schedule11:51 - 13 Qershor, 2020

schedule 11:51 - 13 Qershor, 2020

Ditët e fundit në vend është shënuar një rritje e rasteve të reja me koronavirus. Nisur nga kjo situatë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka zbritur në terren, ndërsa ka intensifikuar kontrollet.

Bëhet e ditur se nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19.

ISHSH njofton se vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

“Ne jemi në terren dhe kemi kryer 67320 inspektime në gjithë vendin gjatë kësaj periudhe. Ne kemi qene çdo ditë në terren dhe kemi këshilluar subjektet, tolerance jonë do të jetë zero ndaj çdo subjekti”, tha Vjollca Braho, drejtore e ISHSH.

Vetëm ditën e djeshme janë kryer 1065 inspektime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!