Sot në orën 21:00, starton sfida gjysmëfinale mes Juventusit dhe Milanit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në San Siro, është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Ky rezultat, favorizon Juventusin dhe bardhezinjtë e Sarrit, besojnë te bileta e parë në finale, aty ku përballë mund të kenë Interin ose Napolin. Gjithsesi, optimizmi te kuqezinjtë e Piolit mbetet i lartë.
Si Sarri, ashtu dhe Pioli, kanë zgjedhur ekipet e tyre titullare. Paqueta e nis titullar për Milanin, po ashtu dhe Rebic në majë të sulmit. Ndërsa Sarri, nuk ndryshon shumë, duke aktivizuar CR7 si pykë me mbështetjen e Costa dhe Dybala./abcnews.al
JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonuçi, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma: Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic