“Arsenali gaboi me Unai Emery, si mund t’i besosh dikujt që s’di anglisht?!”

schedule19:38 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:38 - 12 Qershor, 2020

Jens Lehmann nuk i ka kursyer kritikat për Unai Emery. Spanjolli mori drejtimin e Gunners në majin e vitit 2018, duke zëvendësuar një legjendë si Arsene Wenger. Aventura londineze zgjati deri në nëntorin e kaluar, kur u shkarkua për rezultate negative.

Ish-portieri gjerman, i cili luajti pesë sezone me Arsenalin, tregohet i drejtpërdrejtë në analizën e bërë për AS. Lehmann sulmon Unai Emery dhe e cilëson të gabuar vendimin e drejtuesve për t’i besuar atij stolin e skuadrës.

Mendoj se ishte një nder i madh për Unai Emery të drejtonte Arsenalin, por në të njëjën kohë mendoj se nuk ishte në lartësinë e duhur për të kryer atë detyrë. Shkaku? Është e thjeshtë, nuk dinte të fliste anglisht.

Ndoshta kishte në mendje fjalë të mira për të thënë, por nuk dinte t’i shprehte në gjuhën angleze. Kam punuar në stafin e Arsenalit dy vite më parë, por ndryshoi gjithë stafi teknik pas largimit të Arsene Wenger.

Mendoj se u zgjodhën njerëzit e gabuar. E di që nuk është e lehtë të marrësh vendime, por drejtuesit e klubit gabuan. Emery mori me vete stafin e tij tek Arsenali, por as ata nuk dinin të flisnin anglisht“, deklaron Lehman. /abcnews.al