Ndryshoi krejtësisht pamjen, por nuk i shpëtoi vrasësve: Si dukej sëfundmi Hekuran Billa

schedule17:33 - 12 Qershor, 2020

schedule 17:33 - 12 Qershor, 2020

Hekuran Billa kishte krejtësisht pamjen e tij të jashtme që prej ngjarjes së rëndë të vitit 2006 në Angli, ku mbeti i vrarë Prel Marku dhe u plagosën 3 të tjerë.

Billa kishte humbur vitet e fundit mjaft kilogram, duke ndryshuar gjithashtu edhe stilin e jetesës, ndërkohë që në Angli mbi të rëndonin akuza të rënda.

Lexo edhe: Abc News siguron dokumentin, si u lirua i dënuari përjetë Hekuran Billa: Ka prindërit sëmurë, duhet të punojë

Pas daljes nga burgu ai ishte angazhuar në disa biznese me ortakë të tjerë duke vijuar jetën normalisht, ndërkohë që vrasësit prisnin një moment dobësie për ta eliminuar.

Foto e Hekuran Billes, e shkrepur kohet e fundit

Ky moment ishte dje dhe Hekuran Billa, i njohur në Angli edhe me emrin Herland Bilali, nuk mundi t’u shpëtojë 11 plumbave që shpuan trupin e tij duke i marrë jetën në vend.

Lexo edhe: FOTO/ Ekzekutimi i Hekuran Billës, ortaku i tij në biznes mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale

Qitësi duket se ishte mjaft profesionist, ndërsa arma e përdorur, një automatik MP5 nuk të jep asnjë shans nëse është në duar të mirë stërvitura.

Pas ekzekutimit të tij, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur edhe makinën në periferi të Tiranës, bashkë me armën e përdorur brenda.

Lexo edhe: Përdoret nga forcat speciale: Kjo është arma që “s’të fal”, me të cilën u ekzekutua Hekuran Billa

Abcnews.al ka siguruar pamje të automatikut të përdorur për vrasjen e Hekuran Billës, i cili është shkrumbuar tërësisht. /abcnews.al