Sandro Tonali duket i destinuar për të qenë një futbollist i Interit. Mesfushori i talentuar italian do të largohet nga Brescia në fund të sezonit, me këta të fundit që e kanë prerë biletën për në Serie B sezonin e ardhshëm.
Janë zbuluar dhe detajet e kontratës që Interi i ka ofruar Tonalit. Zikaltërit i kanë ofruar një kontratë 5 vjeçare Tonalit, me një pagë prej 2.5 milion eurosh në sezon.
Gjithashtu, Tonali do të përfitojë dhe bonuse kur të hedhë firmën, si dhe në rast arritjesh individuale ose të skuadrës. Ndërsa Brescia, do të përfitojë deri në 50 milion euro, raportoi Nicolo Schira./abcnews.al
#Inter are reportedly in advanced talks with #Brescia midfielder Sandro Tonali, preparing a 5-year deal worth €2.5m a year plus bonuses for the youngster. #SerieA #Juventus https://t.co/zPaQrHXq1S pic.twitter.com/WYeMRmqVYL
— footballitalia (@footballitalia) June 12, 2020