Maturantët në Tiranë dhe në disa qytete një ditë pas provimit të Letërsisë, kanë organizuar një protestë.
Këtë të premte maturantët e Tiranës kanë protestuar para ministrisë së Arsimit në lidhje me vështirësinë që ato kanë ndeshur tek provimi i letërsisë.
Sipas tyre, struktura e testit nuk ishte siç premtoi ministrja e Arsimit dhe se në provim ka pasur edhe pyetje nga mësime që nuk janë zhvilluar, ndërsa kërkojnë që të mos penalizohen.
Maturant t kanë theksuar se në test ishin të përfshira pyetje për të cilat ato nuk kishin zhvilluar asnjë mësim.
Ato gjithashtu theksojnë se ky ishte një provim i vështirë në vetvete për shkak të mungesës së mësimit dhe vështirësive për shkak të situatës së pandemisë. /abcnews.al