Qeveria e Finlandës thotë se kufizimet për udhëtimin e lirë me vendet fqinje të Balltikut dhe vendeve Nordike do të hiqen nga e hëna, por Suedia nuk është e përfshirë.
Ministrja e Brendshme Maria Ohisalo tha se situata në Suedi, e cila ka miratuar më pak masa kufizuese për Covid-19, nuk “mundësoi heqjen dorë nga kufizimet”.
Kufijtë e vendit do të rihapen për njerëzit që udhëtojnë drejt dhe nga Norvegjia, Danimarka, Islanda, Estonia, Letonia dhe Lituania, por kufizimet do të mbeten në kufirin perëndimor me Suedinë, si dhe në kufirin lindor me Rusinë.
Qeveria thotë se mbledhjet publike të më shumë se 500 njerëzve do të lejohen që nga fillimi i korrikut nëse distancimi social mund të zbatohet. /abcnews.al