OFL i troket në derë anëtarit të bandës së Shullazit, si i merrnin paratë biznesmenëve

schedule12:30 - 11 Qershor, 2020

schedule 12:30 - 11 Qershor, 2020

Endrit Qyqja të cilit OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë ditën e sotme është një emër i njohur për policinë si anëtar i bandës së Shullazit.

Ai është akuzuar për akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, pasi ka qenë disa herë i pranishëm kur biznesmenëve të ‘gjobitur’ u merreshin paratë.

Ai akuzohet se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Shullazit,  i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Lidhur me këtë akuzë, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Qyqjan në vitin 2016./abcnews.al