Jashtë dyerve të gjykatës së Posaçme të Apelit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur nga e ashtuquajtura “fansja” e tij e zjarrtë.
Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ku ka të stampuar foton e ish-ministrit, ndërkohë që mban në fytyrë edhe një maskë anti-covid të personalizuar, ku shkruhet emri i tij.
Zonja në fjalë është parë disa herë jashtë dyerve të gjykatave, gjatë gjykimit të ish-ministrit, ku bashkë me disa persona të tjerë e kanë quajtur atë në kor ministri kampion./abcnews.al