Juventusi përballet nesër me Milanin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë dhe trajneri Maurizio Sarri ka folur për Sky Sport në lidhje me këtë përballje, që e ka konsideruar të vështirë dhe ka vlerësuar kuqezinjtë si një skuadër të mund të të hapë shumë punë. Italiani ka komentuar garën për titullin, sfidën e Champions League me Lyon, si dhe ka folur për emra si CR7, Dybala e Pjanic.
TITULLI DHE CHAMPIONSI – “Gara për titull është e hapur. Në këtë fazë është e lehtë të lësh pikë. Sa i takon Champions, Lyon nuk do ketë asnjë disavantazh. Do të jetë një tur force me ta. Kemi një grup me shumë lojtar, por kjo vetëm në letër. Kemi pasur shumë dëmtime, si Demiral, Chiellini dhe Khedira. Edhe Rabiot e Ramsey kanë pasur probleme shpesh”.
DYSHJA E SULMIT – “Dybala është një lojtar fenomenal, por taktikisht është e vështirë ta bësh atë të luajë me Cristiano Ronaldo. Ata mund të bëjnë diferencën, por nuk është e lehtë të luajnë së bashki. Me cilësitë teknike dhe fizike mund të sjellin ndryshimin në çdo moment dhe skuadra duhet të përshtatet me ta në të dy fazat. Zona mbetet disi bosh, por është një vështirësi që na pëlqen”
MESFUSHORI – “Pjanic është përmirësuar gjatë ndalesës së kampionatit dhe kam folur shumë me të. Ai është i jashtëzakonshëm, por nuk mund të përballojë 4-5 ndeshje të të njëjtit nivel. Ai pajtohet me mua për këtë, por duhet të bindë veten se është një lojtar i shkëlqyer dhe kjo mund t’u ndodhë të gjithëve. E kam parë në formë gjatë seancave të fundit dhe duket që psikologjikisht është mirë”, ka deklaruar Sarri. /abcnews.al