Dashi
Dashuria mund t’iu shkaktojë ankth dhe nervozizëm. Mundohuni që të programoni diçka romantike për fundjavën. Në familje, gjërat do të ecin më së miri. Puna do ju lodhë, ndaj nisni që të gjeni zgjidhje.
Demi
Dashuria do të ecë mjaft mirë për çiftet që kanë kohë që janë bashkë. Do të dëshirojnë që të rikuperojnë kohën e humbur, ndërkohë që vera premton momente pozitive. Kujdes duhet treguar me shpenzimet, pasi mund të keni më shumë dalje nga sa keni parashikuar.
Binjakët
Në dashuri mundohuni që të mos bini pre e provokimeve si dhe shmangni debatet. Keni dëshirë për të dashuruar dhe për zhvillime të reja, pasi mund të mendoni tradhtinë. Puna mund t’iu kthehet vërtetë stresuese.
Gaforrja
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku nëse keni pasur probleme në dashuri, tashmë do të keni mundësi që ti zgjidhni. Mundohuni veçse të mos jeni shumë negativ. Në punë, mund të mendoni që të bëni disa ndryshime.
Luani
Hënën nuk do e keni më kundër, ku në dashuri gjërat do të ecin më mirë. Duhet të rrini larg nga gjithçka që ju bën keq, duke u munduar të bëni diçka të re. Raportet me të tjerët do të jenë shumë të rëndësishme.
Virgjëresha
Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, duhet ta thoni. Ky është momenti për të gjetur ekuilibrin në jetën sentimentale, por duhet të punoni shumë në këtë drejtim. Ide të reja do të vijnë në sferën profesionale.
Peshorja
Ju pret një ditë mjaft e favorshme sa ju takon takimeve. Duhet të mundoheni që të mos e humbni toruan për çdo gjë. Në punë gjërat do të përmirësohen, sidomos për ata që punojnë në kontakt me publikun. Gjithsesi situata do të mbetet e komplikuar.
Akrepi
Ndikimi i favorshëm i Hënës do të përmirësojë situatën sentimentale, ku takimet do të ecin mjaft mirë. Do të bënit mirë që të shmangni zënkat, pasi situata mund të dalë nga kontrolli. Në punë duhet kujdes, sidomos nëse ka pasur ndryshime dhe zhvillime të reja.
Shigjetari
Në dashuri do të ketë disa komplikime dhe pasiguri. Ndërsa në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të përqendruar për të mos bërë gabime. Ka ende probleme që kërkojnë zgjidhje.
Bricjapi
Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, bëni mirë që të flisni sa më parë. Në punë ka disa probleme, për të cilat duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje.
Ujori
E enjtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon situatës sentimentale, ku nëse jeni vetëm është momenti për tu rikthyer në lojë. Në punë duhet më shumë përkushtim, në mënyrë që të mos rrezikoni ekonomikisht.
Peshqit
Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke e bërë ditën mjaft pozitive për dashurinë. Emocionet do të jenë të pranishme dhe situata do të përmirësohet lehtësisht. Në punë, mund të ketë zhvillime pozitive.Covid-19 në botë: 402 mijë viktima dhe rreth 7 milion të infektuar./abcnews.al