Ndryshim i rëndësishëm në formatin e Kupës, në Itali e bëjnë të kryer

schedule16:55 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:55 - 9 Qershor, 2020

Vetëm pak ditë para startit të gjysmëfinaleve të dyta të Kupës së Italisë (Juventus-Milan, 12 qershor dhe Napoli-Inter, 13 qershor), Sky Italia ka konfirmuar se FIGC (Federata Italiane e Futbollit), ka ndryshuar formatin e Kupës së Italisë.

Sipas tyre, Federata ka vendosur që ndeshjet të mos shkojnë me shtesa prej 30 minutash, por direkt dhe me penallti. Pra, nëse Juventusi dhe Milani ndahen me rezultatin 1-1 pas 90 minutave në “Juventus Stadium” (1-1 rezultati i ndeshjes së parë), do të shkojnë direkt te pika e bardhë e penalltisë, për të diskutuar një biletë për në finalen e madhe.

Ndërsa Interi ka humbur 0-1 ndeshjen parë ndaj Napolit dhe do t’i duhet të shënojë me patjetër në “Sao Paolo”. Edhe pse nuk ka një komunikim zyrtar nga FIGC për këtë ndryshim të rëndësishëm, mediat italiane e kanë bërë të kryer!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!