Shkoi në burg për të mbajtur meshën, prifti italian kapet mat

schedule14:15 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:15 - 8 Qershor, 2020

Një prift që kishte shkuar në burgun e Casertas në Casirola të Italisë, ka rënë në prangat e policisë. Sipas mediave të huaja, prifti që kishte shkkuar në burg për të mbajtur meshën e së dielës, iu gjetën 9 celularë të fshehur brenda paketave të cigareve.

Celularët në fjalë do futeshin në burgun kur vuajnë dënimin rreth 500 të dënuar, të konsideruar si të sigurisë së mesme. Sipas Unionit të Sindikatave të Policisë së Ndëshkimit, prifti u ndalua menjëherë , ndaj të cilit ka nisur një hetim nga autoritetet gjyqësore.

Ai kishte fshehur telefonat në disa çanta duhani, së bashku me disa karikues si dhe USB. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!