Xhaferaj pas protestës për plehrat në Manzë: Pastrimi i Durrësit, dështimi më i madh i bashkisë

schedule12:54 - 8 Qershor, 2020

schedule 12:54 - 8 Qershor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar për protestën e mbajtur nga banorët e Manzës, pas vendimit për të dërguar mbetjet mjedisore në këtë zonë nga Porto Romano.

Në një deklaratë për mediat, Xhaferaj teksa e cilëson këtë një dështim të radhës të qeverisë, hedh akuza ndaj Ramës dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako se kanë përfituar nga tenderi 11.5 milion eurosh i Eco-Park, duke i lënë qytetarët nën rrezikun e helmimit.

Reagimi i plotë:

Te nderuar qytetare,

Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh.

Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni. Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.

Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente.

Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!