Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar jashtë selisë së Kuvendit se PS do të presë draftet përfundimtare të Komisionit të Venecias duke i sugjeruar presidentit të Republikës të mos marrë parasysh draftin paraprak të Komisionit të Venecias për paketën Anti-Shpifje.
“Dua t’i qëndroj strikt asaj që kemi thënë dhe i sugjeroj edhe presidentit se ku, jo kësaj radhe, por në vijimësi të mos komentoj më draftet e papërfunduara por të presë ato përfundimtare.
Pas dy javësh ne do kemi komisionet përfundimtare për paketën anti-shpfije, dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit e kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërsa kërkesa tjetër është bërë nga ambambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe dy eurokomisionerët”, tha Balla.
Lidhur me emërimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Balla tha se do të autorizohet Komisioni i Ekonomisë për të vlerësuar emrin e propozuar nga presidenti i Republikës.
“Procedurat për dekretin e presidentit duhet të jenë shumë transpartente. Kuvendi do autoriuzojë komisionin për Ekonominë dhe Financat për të bërë shqyrtimin.
Kuvendi ka krijuar një jurisprudencë që lidhet me procedurën por duhet të kuptojmë sa e rëndësisjme është gjetja e një zgjidhje përfundimtare për KLSH që është në vakancë të drejtimit për shkak të afatit dhe disa shkeljeve ligjore.
Unë nuk dua të paraprij vlerësimin e kolegëve shumë profesionistë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave”, u shpreh Balla.
Numri dy i socialistëve komentoi edhe nisjen e fushatës zgjedhore të PD, duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ndërsa lidhur me zgjedhjet në bashkitë pa kryetar, ai theksoi se kjo është kompetencë e presidentit Meta.
Ai i sugjeroi kreut të shtetit datën 9 maj të vitit 2021 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e cilësuar atë si një datë kuptimplotë për historinë e Shqipërisë.
Balla u ndal edhe te vota e emigrantëve duke deklaruar se me miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor i hapet kohë procesit për implementin e kësaj pike.
“Tani që Basha nuk di si të mbajë Xhelal Mziun me gajrret synon t’i gënjejë përsëri . Zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të jenë me ndryshimet e reja në Kod, në periudhjën 15 prill-15 maj 2023.
Për zgjedhjet në bashkitë pa drejtues kjo është kompetencë e presidentit të Republikës. Në Kodin Zgjedhor sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar. 9 Maji 2021 është një ditë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme parlametare që është dita e Europës dhe data e fitores mbi fashizmin dhe uroj që presidenti ta marrë parasysh.
Më vjen mirë se PD u tërhoq nga kërkesat imagjinare. PD hoqi dorë nga të fgjitha kërkesat e veta dhe pranoi se zgjedhjet e 2017 kanë zgjedhje të ndershme. Dhe sa i përket votës së emigrantëve, dua të them se PS nuk ka hequr kurr dorë.
Me ndryshimet, do i kërkojmë KQZ për votëm e tyre. KQZ e re e riformatuar do të implemotohet në kohë dhe në më pak se 11 muaj nga zgjedhjet e ardhshme do kishim mundësi për implementim”, deklaroi Balla./abcnews.al