“Të gjithë bashkë ose asnjë” kryeministri spanjoll i prerë rreth tifozëve

schedule23:01 - 7 Qershor, 2020

schedule 23:01 - 7 Qershor, 2020

11 qershori rikthen kampionatin spanjoll të futbollit. La Liga rifillon me derbin e zjarrtë të Andaluzisë mes Sevilla dhe Betis, duel që do të luhet në orën 22:00. Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë dhe skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit.

Askush nuk dëshiron t’i shohë stadiumet bosh dhe në Spanjë po mendojnë për rikthimin gradual të tifozëve në shkallë. Gjithçka varet nga ecuria e koronavirusit, teksa në këtë debat është përfshirë edhe kryeministri i vendit iberik.

Pedro Sanchez ka përjashtuar rikthimin e tifozëve në disa zona jo shumë të prekura nga pandemia dhe zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura në zona problematike. “Nuk do të ishte e drejtë nëse do të kishte tifozë në një stadium dhe në një vend tjetër jo. Ne nuk do të heqim dorë nga një përgjigje homogjene, do të rikthehemi të gjithë bashkë“, deklaron Sanchez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!