Njihuni me historinë e 32-vjeçares që mposhti kancerin e rrallë

schedule22:24 - 7 Qershor, 2020

schedule 22:24 - 7 Qershor, 2020

Në moshën 32 vjeç, Georgie Kats i kishte të gjitha, një karrierë të suksesshme, një partner të pashëm dhe mori edhe lajmin e gëzueshëm: ishte shtatzënë.

Kats punonte me reklamat dhe i duhej të udhëtonte në shumë vende të botës Pas 8-muajsh shtatzënë ajo zbuloi një gungë të vogël me ngjyrë mishi në këmbën e saj të majtë, shkruan abcnews.al

Kjo gungë ishe një lloj kanceri i rrallë i quajtur Liposarcoma që po rriteshe në trupin e saj. Mjekët zbuluan lajmin e hidhur pasi benë  biopsinë.

Në muajin dhjetor, 3 muaj pasi Georgie lindi vajzën të cilën e quajti Antonia,  iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila doli me sukses, por ishte e detyrueshme që t’i priteshe këmba.

Ajo kujton dhimbjen dhe frikën që e kapi gjatë kësaj periudhe dhe mendonte çfarë do ndodhte me vajzën dhe burrin e saj nëse vdiste.

Liposarcoma është një lloj kanceri që fillon në qelizat dhjamore, zakonisht në muskujt e krahëve, këmbëve ose barkut. Në mënyrë tipike prek personat e moshës 40 deri në 60 vjeç, por në raste të rralla ndodh edhe në mosha më të vogla.

Simptomat janë të paqarta dhe ngatërrohen lehtësisht me ankesat e përditshme si stresi dhe lodhje, e cila shpesh çon në vonesa të konsiderueshme për të zbuluar diagnozën.

Shkaku mbetet kryesisht i paqartë, por mjekët e dinë që liposarkoma fillon kur një qelizë dhjamore zhvillon mutacione në kodin e saj gjenetik.

Georgie e ka ndarë historinë e saj me shpresën për të inkurajuar të rinjtë që të kujdesen për shëndetin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!