Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IPKO Superliga e Kosovës/ Frenohen Ballkani dhe Gjilani, feston… Drita

schedule17:58 - 7 Qershor, 2020

schedule 17:58 - 7 Qershor, 2020

Ballkani nuk ia del të mposhtë Drenicën në shtëpi, rezultat që gëzon Dritën. Djemtë e Munishit nuk çanë dot mbrojtjen mike dhe ndeshja u mbyll pa gola. I njëjti rezultat si në mesjavë kundër Feronikelit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka ka dorëzuar vendin e parë në kampionat dhe tani numëron një pikë më pak se Drita kryesuese. As Gjilani nuk fiton dot në shtëpi. “Skifterat” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër Trepça ’89.

Fiton Hajdari kaloi vendasit në avantazh me anë të një penallti në fundin e pjesës së parë. Miqtë nga Mitrovica nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe barazuan shifrat në minutën e 53-të. Autori i golit është Arb Manaj, i cili ngjit në krye të renditjes së golashënuesve me 12 gola.

Ky rezultat mban Gjilanin në vend të tretë me 42 pikë, katër më pak se Drita, ndërsa Trepça qëndron në vend të nënte me 27 pikë. Java e 23-të e IPKO Superligës së Kosovës mbyllet me duelin Prishtina-Ferizaj. /abcnews.al

Ballkani-Drenica 0-0
Gjilani-Trepça ’89 1-1
(Hajdari (pen) 40′ / Manaj 53′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!