Mesfushori i Brescias dhe i Italisë, Sandro Tonali, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Kur shumë zëra e çojnë tek Interi apo PSG, italiani ka treguar se është një fans i Milanit dhe idhulli i tij, është Gattuso. Gjithashtu, Tonali tha se Balotelli është një talent i rrallë.
“Balotelli? Nuk e shikoj atë si një talent i shkuar dëm. Në stërvitje, ai bën gjëra që nuk i bën askush, është shumë i talentuar”, tha fillimisht Tonali për Gazzetta dello Sport. Më pas, mesfushori shtoi: “Nuk është sekret që kam qenë tifoz i Milanit që i vogël, Gattuso ka qenë idhulli im.
Ai nuk kishte frikë askënd në fushën e lojës, jepte gjithmonë 100%. Kur luaja me moshat e ekipit Lombardia Uno, një skaut i Milanit më ndoqi nga tribuna. Nuk më kontaktuan, e kuptova që nuk më kishin marrë në konsideratë. Ndoshta isha shumë i vogël”, u shpreh Tonali./abcnews.al
#Brescia star Sandro Tonali reveals he was scouted by #ACMilan , but they “didn’t take me into consideration” https://t.co/n6yEzOPd5v #SerieA pic.twitter.com/vTTAfaFf0B
— footballitalia (@footballitalia) June 6, 2020