Trovantët, misteri i “gurëve të gjallë” në Rumani që rriten dhe lëvizin

schedule13:10 - 6 Qershor, 2020

schedule 13:10 - 6 Qershor, 2020

Janë të shumta vendet, që e bëjnë planetin tonë kaq të mrekullueshëm dhe unik. Ndër fenomenet e veçanta janë dhe “gurët e gjallë”, të cilët gjenden në Rumani. Të gjendura në qytetin e Costesti, këto shkëmbinj të çuditshëm janë quajtur “gurë të gjallë”, por njihen në vend si Trovants.

Trovantët përbëhen nga një bërthamë prej guri, por shtresat e tyre të jashtme janë formuar nga një lloj rëre që vepron si guaskë. Këto gurë mund të rriten në madhësi nga disa milimetra në dhjetra metra. Për shkak të aftësisë së tyre për t’u “rritur”, këto çudira gjeologjike quhen gurët e gjallë, megjithëse njerëz të ndryshëm i quajnë me emra të ndryshëm.

Një imazh i një prej trovants Romanina.

Pas reshjeve të shiut, trovantët mendohet se fillojnë të rriten dhe shumohen. Por përveç aftësisë së tyre të çuditshme për t’u shumuar, gurët mund të ‘lëvizin’. “Gurët e gjallë” janë bërë nga ” akumulime me rërë dhe depozita gurësh ranorë që janë çimentuar nga ujërat e pasura me karbonat kalciumi “. Për këtë shkak, sa herë që bie shi, guaska e jashtme e gurëve thith mineralet nga shiu.

Uji i shiut, së bashku me kimikate të caktuara dhe minerale tashmë brenda trovantëve krijon një reagim që ushtron presion në brendësinë e tyre. Kjo presion që grumbullohet, bën që guri të rritet nga qendra, duke bërë të duket sikur guri shumëfishohet dhe lëviz.

Edhe pse shembujt më të njohur janë vendosur në Rumani, “gurët e gjallë” kanë ekzistuar për një kohë të gjatë në pjesë të ndryshme të botës. Karakteristika të ngjashme gjeologjike tashmë janë zbuluar në vende të tilla si Republika Çeke dhe Rusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!