Marash Kumbulla në qendër të vëmendjes. Orët e fundit ka pasur zhvillime dhe nga përtej Adriatikut raportohet se Juventusi është gati të shpenzojë 32 milion euro për kartonin e mbrojtësit, që Hellas Verona pritet të shesë.
Ky ishte lajmi i La Stampa, ndërkohë që burime të tjera e shohin atë më shumë pjesë të Interit. Gazetari i njohur i Sky Sport, Fabrizio Romano, shkruan në llogarinë e tij në Twitter se zikaltërit janë në epërsi për ta transferuar mbrojtësin e kombëtares shqiptare.
L'Inter ha un vantaggio importante per Marash #Kumbulla come raccontato da gennaio: è in pole e ha tutta l'intenzione di prenderlo, si tratta col Verona sulle cifre. La Juve si è inserita in corsa ma tutto dipende dai nerazzurri ?? @SkySport #calciomercato https://t.co/plQVEMnbs8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2020
“Interi ka një avantazh të rëndësishëm për Marash Kumbullën, siç flitet nga muaji janar. Interi është në pike dhe seriozisht kërkon ta transferojë lojtarin. Me Hellas Verona po bisedohet për anën financiare. Juventusi ka hyrë në garë, por gjithçka është në duart e Interit”, shkruan Romano. /abcnews.al

