Meta dekreton ligjin për sigurimet shoqërore: Mbështes këtë nismë

schedule18:14 - 4 Qershor, 2020

schedule 18:14 - 4 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Në njoftimi e Presidencës thuhet mes të tjerash se kreu i shtetit mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët. Duke u njohur atyre të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!