Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e Abc News komentoi situatën politike në vend. Mes të tjerash Topi u ndal edhe tek opozita.
I pyetur nëse ka ardhur koha që Lulzim Basha të bëjë atë që bëri Sali Berisha në vitin 2005, një “mea-culpa”, sipas Topit, ai ishte një veprim inteligjent i ish-kryeministrit.
Mirëpo, ish-Presidenti shton më tej se fakti që opozita është kaotike, është për faktin se ka dy lider.
“Ishte një veprim inteligjent i Berishës në atë kohë. Ky pra është lideri. Problemi është kush më njeh tek unë mbizotëron argumenti, ti jap tjetrit atë që i takon.
Në rast se opozita po shkon në mënyrë kaotike është se jo se nuk ka lider, por ka dy. Në atë kohë lider kishte interesa të qarta të vetat. Madje e quajti hapje. U bashkuan të gjithë. Në rastin konkret situata është më e rëndë. Nuk po e lënë të luajë rolin e kryetarit dhe ky është faji i zotit Basha.
LEXO EDHE: Bamir Topi zbërthen deklaratën e Yuri Kim: Nuk i tha gjuaj penalltinë! Ku gaboi Lulzim Basha
Ka raste që të pëlqen statukuoja e opozitës, nuk e them për atë që ka aspiratë për tu bërë kryeministër. Nuk është pushteti vetëm në qeveri. Në Shqipëri pushtet i fortë është edhe opozita. Me kalimin e kohës opozita e sotme filloi një formë qetësie. Dhe kemi një klase politike pozitë-opozitë janë në pushtet të dyja. Mendoni se ka idealizëm të viteve të para. Tani janë bërë korporata politike-ekonomike”, tha Topi.
I ngacmuar nga Endi Xhafo nëse sipas tij Berishës i intereson më shumë të qëndrojë në opozitë, Topi u përgjigj: “Gjuha ime nuk ka një shpjegim. Historia është këtu. Kurrësesi nuk mund të digjet një njeri sepse i ka për borxh dikujt zgjedhjen në atë pozicion. Në rast se është lidhur kaq fort organikisht duhet të pranojë dështimin. Vetëm në një rast mund të fitojë opozota në këto kushte kur të rritet pjesëmarrja në votime. Si mund të më përfaqësojë një njeri që nuk ka kulturë qytetare”.
Ish-presidenti thekson se nuk e gjykon Bashën si lider vulgar, ndërsa e quan si shumë te edukuar. Sipas Topit paaftësia e Bashës është se nuk po i bie tavolinës së vet për të treguar veten.
“Unë nuk e gjykoj Bashën si një lider vulgar kurrë. Sepse në të gjitha marrëdhëniet tona kam parë një njeri të edukuar, por paaftësia e Bashës është se nuk po i bie tavolinës së vet me grusht që këtu jam unë. Nëse ai humbet zgjedhjet e ardhshme është se morali nuk të lejon më të jesh kryetar. Mos mendoni se po analizoj PD, po analizoj për interesin publik dy njerëz që e kanë marrë në dorë fatin e reformës”, tha ish-Presidenti.
Për Bamir Topin ka ardhur koha që duhet të ketë rrotacion politik. Ndërsa shton se opozita ka probleme të jashtëzakonshme.
“Është domosdoshmëri të ketë rrotacion politik. Vetë opozita ka probleme të jashtëzakonshme. Kur them se është e domosdoshme të ketë rrotacion duhet të japë shenja”, tha Topi./abcnews.al