Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Norvegji ku për shkak të motit të keq ka pasur shumë rrëshqitje dherash duke shkaktuar fundosjen e tetë shtëpive.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në qytetin Alta në veri të Norvegjisë. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion nëse si pasojë e fundosjes së shtëpive ka pasur të lënduar apo viktima, përveç dëmeve materiale.
Ndërkohë një efektiv policie ka theksuar se akoma nuk kanë asnjë informacion nëse ka apo jo të lënduar nga një ngjarje e tillë. /abcnews.al
Just now in Alta, Norway: Huge mudslide dragging several houses into the sea. pic.twitter.com/xR4t5zLI7m
— Jan Fredrik Drabløs (@JanFredrikD) June 3, 2020