Thaçi: Kurti të heqë dorë nga zyra, ti dorëzojë mandatin kryeministrit Hoti

schedule17:03 - 3 Qershor, 2020

schedule 17:03 - 3 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të mërkurë ka përshëndetur miratimin e qeverisë së re me në krye Avdulla Hoti.

Në një deklaratë për mediat Thaçi gjithashtu ka kërkuar nga Albin Kurti që të heq dorë nga zyra e kryeministrit.

“Si president uroj deputetët për mbarëvajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës, për maturinë që treguan deputetët. Është ditë e rëndësishme, pasi që sot vendosëm një gurë tjetër në themelet e shtetësisë dhe demokracisë të Kosovës. Uroj Hotin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat për marrjen e detyrave të reja. Nuk kemi kohë të humbasim duhet të fillojmë të punojmë”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera presidenti Thaçi ka thënë se pret nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë me reformat në sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve të sigurisë, për të siguruar paqe. Ndërkohë pret që kryeministri në largim, Albin Kurti të dorëzojë mandatin sa më lehtë, Avdullah Hotit.

“Nga Kurti kërkohet një pranim dorëzim sa më i lehtë të qeveria Hoti, dhe të heq dorë nga barrikadimi i zyrës. Pas shkarkimit ai po bëhet qesharak”, theksoi ai.

Qeveria e re e Kosovës është votuar këtë të mërkurë me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!