Thomas Muller ka rigjetur veten. Në janar raportohet kudo në media për dëshirën e tij që të largohej nga Bayern Munich, por kjo nuk do të ndodhë. Mesfushori nënshkroi kontratën e re dhe është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm të bavarezët.
Askush nuk asiston sa ai dhe kjo ka bërë që të kthehen edhe diskutimet për një rikthim të tij në kombëtaren e Gjermanisë. Trajneri Joachim Loë me siguri gëzohet për paraqitjet e Muller, i cili ka dhënë ndihmën e tij në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2014.
Gjithsesi nuk ka një hap pas në kombëtaren gjermane dhe këtë e thotë Oliver Bierhoff, i cili është pjesë e rëndësishme e stafit teknik. “ Jam shumë i lumtur që Thomas ka luajtur kaq mirë kohët e fundit. Gjithsesi Jogi ka marrë një vendim të qartë. Ai dëshiron të vazhdojë me lojtarët që e kanë bindur kohët e fundit”, ka thënë ai për “Kicker”. /abcnews.al