Një tjetër lajm i keq për trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelottin. Pas dëmtimit të mesfushorit Gambin, tekniku italian do ti duhet ti bëjë llogaritë dhe pa qëndërmbrojtësin, Yerry Mina.
Është vetë klubi anglez që ka konfirmuar dëmtimin e kolumbianit, përmes një deklarate zyrtare. 25-vjeçari që erdhi nga Barcelona pritet të mungojë disa javë dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve të Evertonit.
Premier League pritet të startojë në 17 qershor, pasi u ndërpre që në muajin mars nga pandemia botërore. Ancelotti duket se do të ketë disa mungesa të rëndësishme, në një periudhë jo të favorshme. /abcnews.al