Bashkëshortja e George Floyd ka dalë në një deklaratë për mediat bashkë me familjarët e tjerë të saj.
Duke mbajtur në krah vajzën 6-vjeçare, ajo nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa deklaroi se kërkon drejtësi për të shoqin sepse ai ishte njeri i mirë.
“Duam që të gjithë të dinë se nesër të gjithë do jenë në shtëpi dhe do jenë me familjen e tyre. Por ai nuk do e shohë kurrë vajzën e tij të rritet dhe diplomohet.
Ajo do babanë e saj por nuk e ka më. Jam këtu për vajzën time dhe për Georgen. Unë dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë. Kjo është prova se ai ishte një njeri i mirë”, tha ajo./abcnews.al
https://www.facebook.com/Reuters/videos/720311468723230/