Studimet kanë treguar se krahas moshës së vjetër dhe sëmundjeve kronike, mbipesha është një tjetër faktor rreziku për personat e prekur nga Covid-19.
Një studim i kryer nga Universiteti i New Yorkut, tregoi se mbipesha e rëndë (BMI> 40) ishte një faktor më i madh rreziku për shtrimin në spital të pacientëve Covid-19 sesa zemra, pirja e duhanit, diabeti apo sëmundjet kronike të veshkave.
Dr. Rami Bailony ngre shqetësimin se rreziku që paraqet mbipesha nuk po merret në konsideratë. Ai thotë se 88.24 përqind e pacientëve me Covid-19 në Kinë që humbën jetën kishin obezitet, nga 18.95 që mbijetuan. Ndërsa në Francë pacientët me indeks të masës trupore më të madhe se 35, kishin shtatë herë shumë gjasa të futeshin në ventilim.
Sipas tij, “bota po përballet me dy pandemi. Covid-19 që është i shpejtë dhe i pamëshirshëm – dhe që është duke predikuar në mënyrë disproporcionale ndaj njerëzve të prekur nga një pandemi më e madhe, më e qëndrueshme: obeziteti.”, thotë ai.
“Obeziteti paraqet një pandemi të qëndrueshme globale, por nuk ka asnjë vaksinë në horizont. Luftimi i mbipeshës nënkupton kryerjen e një lufte shumëplanëshe në një numër frontesh – jo vetëm dietë dhe mënyrë jetese, por edhe në lidhje me faktorët mjedisorë, psikologjikë, mjekësorë, gjenetikë dhe mikrobiomikë.“, thotë Bailony. /abcnews.al