Një pikturë masive prej 20 mijë metrash është krijuar nga artisti kubano-amerikan Jorge Rodríguez-Gerada, si një akt mirënjohjeje për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre të gjendur në frontin e parë të luftës ndaj Covid-19.
Piktura gjigande në rrugë, e titulluar “Ne jemi drita” përkujton të ndjerin Dr Ydelfonso Decoo, një nga mjekët e parë që humbën jetën si pasojë e pandemisë. Rodriguez-Girada iu referua qindra fotografive të punonjësve të kujdesit shëndetësor përpara se të përzgjidhte Dr. Decoo, por projekti nuk ka të bëjë veçanërisht për të.
“Kjo vepër arti përpiqet t’i japë kuptim më të thellë humbjes së jetëve. Përpiqet të nxjerrë në pah rëndësinë e çdo jete, si dhe të vlerësojë kontributin e mahnitshëm të njerëzve migrantë.”, theksoi artisti. /abcnews.al