Larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i dezinfektantëve është këshilla që na japin ekspertët për tu mbrojtur nga Covid-19. Por ekspertët rekomandojnë që dezinfektantët nuk duhet të përdoren brenda në makinë për një arsye.
Sipas tyre, brenda makinës temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë dhe në këtë mënyrë produkti mund të humbasë funksionalitetin.
Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimit. /abcnews.al