E-syzet, pajisja që iu lejon të monitoroni shëndetin dhe të kontrolloni video lojërat përmes syve

schedule13:56 - 30 Maj, 2020

schedule 13:56 - 30 Maj, 2020

Disa shkencëtarë në Korenë e Veriut kanë krijuar syze elektronike inteligjente, që jo vetëm monitorojnë valët e trurit të një personi dhe lëvizjet e trupit, por gjithashtu mund të funksionojnë si syze dielli dhe t’i lejojnë përdoruesit të kontrollojnë një video lojë nëpërmjet lëvizjeve të syrit.

Pajisjet që matin sinjalet elektrike nga truri ose sytë mund të ndihmojnë për të diagnostikuar sëmundjet si epilepsia dhe çrregullimet e gjumit. Studiuesit ndërtuan kornizën e syzeve me një printer 3D dhe më pas shtuan elektroda fleksibël pranë veshëve (sensori EEG) dhe syve (sensori EOG).

Sipas inxhinierit Suk-won Hwang, aksesorët e tjerë siç janë orat që mbahen në jetën e përditshme mund të japin informacione të dobishme nga trupi i njeriut, por “shumica e tyre janë të kufizuara të tilla si ushtrimet apo rrahjet e zemrës.” /abcnews.al

Teknologjia e re e veshur në ndërtim e sipër në Universitetin e Koresë, Seul, mund të sigurojë të dhëna më të përparuara të shëndetit personal sesa pajisje si Fitbits ose orë të zgjuara

Pajisjet që matin sinjalet elektrike nga truri ose sytë mund të ndihmojnë për të diagnostikuar kushte si epilepsia dhe çrregullimet e gjumit - si dhe në kontrollin e kompjuterave për të luajtur lojëra, në foto

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!