Thuajini stop ngrënies së thonjve me këto këshilla praktike

schedule10:43 - 30 Maj, 2020

schedule 10:43 - 30 Maj, 2020

Vesi më i keq është kafshimi i thonjve dhe pavarësisht se mundohemi shumë për ta shmangur, asgjë nuk ndryshon. Pavarësisht se i kafshojmë ata për shkak të ankthit, zemërimit ose mërzisë, shpesh këtë e bëjmë pa vetëdije. Kjo bën që ta kemi më të vështirë ta lëmë këtë ves, ndaj më poshtë janë renditur disa këshilla praktike se si t’i shmangemi kafshimit të thonjve.

Pritini sa të mundni – Kur vini re që thonjtë tuaj janë rritur sadopak, shkurtojini. Kur ata janë më të shkurtër, nuk janë dhe aq të këndshëm për tu kafshuar.

Mbajini duart e zëna – Është e nevojshme që të përdorni diçka për të shmangur vëmendjen nga thonjtë. Krijoni ilustrime, pikturoni, thurni, kryqëzoni duart apo thjesht mbajini ato në xhep.

Mbajeni dhe gojën të zënë gjithashtu – Mbajtja e diçkaje në gojë do t’ju ndihmojë shumë që të shmangni kafshimin e thonjve. Do të vini re që pas një farë kohe, instikti për të kafshuar thonjtë do të largohet. Përtypni çamçakëz apo hani ndonjë karamele të fortë.  E rëndësishme gjithashtu është që të mbani një shishe uji pranë dhe të bëni një gllënjkë sa herë që doni të hani thonjtë.

Përdorni manikyr me shije të hidhur – Përdorni një manikyr që ka shije të hidhur. Shija e keqe do t’ju heqë vesin. Bëjeni zakon duke aplikuar këtë manikyrin e thonjve çdo mëngjes.

Përdorni telefonin tuaj për t’i mbajtur gishtat e zënë – Telefoni mund të jetë miku dhe dnihmësi juaj më i mirë. Shkarkoni lojëra që kërkojnë impenjimin e të dyja duarve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!