Ekzistojnë forma të ndryshme arti që mahnitin audiencën, dhe një formë e tillë është edhe arti i rërës. Andoni Bastarrika, është një nga artistët që me anë të rërës arrin të krijojë skulptura të jashtëzakonshme.
Subjekt i preferuar i tij janë kafshët, i cili duke gjetur shumë frymëzim në rërë ka krijuar skulptura që nëse i shikon në një distancë të caktuar mund të duken si të realiste. Prandaj, padyshim që është një nga më të mirët në këtë sektor, as sa ai vlerësohet nga shumë njerëz si “mbreti i rërës”.
Pasioni i Andonit për skulpturat e rërës lindi pothuajse rastësisht, rreth 20 vite më parë kur ai ishte në plazh me dy vajzat e tij. Ekziston një arsye shumë specifike pse Andoni preferon të krijojë vepra që përshkruajnë kafshë: për artistin spanjoll ata janë “shpirtrat e lirë” dhe bartës të mençurisë, nga të cilat njerëzit mund të mësojë.