Asnjë femër nuk bën dot pa to, por a i bëjnë mirë gjoksit? Pavarësisht modelit të reçipetave, nuk duhet t’i mbani gjithë kohës veshur, pasi mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Që nga shpikja e tyre në vitin 1889 nga francezi Herminie Cadolle, modelet e reçipetave janë përsosur me kalimin e kohës, ku u krijuan lloje për të mbajtur gjoksin të ngritur dhe për të krijuar një dekolte të bukur por nuk dihet nëse janë krijuar për të parandaluar varjen apo rënin e gjinjve.
Laura Tempesta, themeluese e Bravolution, në një dokumentar në lidhje me reçipetat thotë se nuk kemi një provë që thotë se reçipetat tonifikojnë gjinjtë: “Ne nuk kemi asnjë provë që sytjenat mund të parandalojë lëkundjen dhe rënien, sepse gjoksi në vetvete nuk është një muskul, kështu që mbajtja e tonifikuar është një pamundësi. Gjinjtë e ngritur konsiderohen tërheqës në kulturën tonë, dhe kjo është arsyeja pse veshja e reçipetave është një zhvillim kulturor”, thotë Tempesta.
Një studim i kryer nga Profesor Joanna Wakefield-Scurr i Universitetit të Portsmouth zbuloi se gjinjtë mund të kërcejnë deri në 21 centimetër (rreth tetë inç) gjatë stërvitjes. Shpesh veshja e tyre mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, qafë ose gjoks. Një studim i vitit 2000 botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, zbuloi se presioni i shkaktuar nga veshja e reçipetave mund të jetë aq e mprehtë sa të mund të prishë ciklin tuaj të gjumit:
“Është thelbësore që gjinjtë të pushojnë në mënyrë të duhur për të qëndruar të shëndetshëm,” thotë Heidi Lehmann, projektues reçipetash.
Një studim i vitit 2008 zbuloi se 70% e grave veshin reçipeta që janë shumë të vogla për to.”Nëse vishni sytjena, mundohuni që ato të jenë të lirshme dhe pa tela”, thotë lehmann. “Ka shumë hulumtime që thotë se veshja e sutjenave për një kohë të gjatë nuk është e mirë”, thotë Helena Kaylin, themeluese e kompanisë MINDD Bra.
Gjithashtu thuhet se qëndrimi në shtëpi pa reçipeta është jo vetëm rehati, por edhe i shëndetshëm. Dhimbja e shpinës nga reçipetat është e ndryshme nga personi në person, por ekspertët këshillojnë që kjo dhimbje të mos neglizhohet dhe përmes ekspertëve të fushës të gjenden reçipetat e duhura.
Ndoshta është kohë që të kuptojmë se përdorimi i reçipetave nuk është i nevojshëm 24 orë, përkundrazi të qëndruarit pa sytjena është diçka që vlen të merret në konsideratë në planin afatgjatë. /abcnews.al