Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, duke respektuar sërish protokollin e sigurisë, ku deputetëve do i matet temperatura, e do vazhdojnë të jenë të ulur në distancë nga njëri-tjetri.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se e gjithë seanca e sotme pritet të mbizotërohet nga diskutimet për shembjen e Teatrit Kombëtar pas interpelancës së kërkuar nga dy deputetët e opozitës Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.
Gjoni nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme pasi është përjashtuar nga Byroja e Kuvendit për 10 ditë për shkelje të etikës.
Ndërkohë pritet që në Kuvend të votohet edhe kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post i cili i është besuar nga socialistët Ervin Metes./abcnews.al