Sistemi danez, Hasimja: Kush vjen përshtatet me rregullat e Shqipërisë, ja ndryshimi me Kosovën

schedule08:37 - 28 Maj, 2020

schedule 08:37 - 28 Maj, 2020

Politologu Ermal Hasimja i ftuar në emisionin Abc-ja e Mëngjesit ka folur për sistemin danez dhe mundësinë e aplikimit të tij në Shqipëri.

Hasimja tha se kushdo që vjen në Shqipëri do duhet të përshtatet me rregullat e Shqipërisë, pasi problemi është se shqiptarët i pranojnë edhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Duke bërë krahasimin me Kosovën, Hasimja tha se atje nuk ndodh vjedhja e zgjedhjeve sepse njerëzit e dinë që është turp të vjedhësh, ndryshe nga Shqipëria ku respektohen të fortit.

“Kushdo që të vijë në Shqipëri prapë do të përshtatet me rregullat e Shqipërisë. Ne kemi kohë që ankohemi për këtë gjë. Problemet do të vazhdojnë sepse ne si shqiptarë i pranojnë. Shqipëria ka pasur zgjedhje të tilla.

Në 2013 Partia Socialiste erdhi në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe në 2005. Puna e vërtetimit të votës është e vështirë sepse kush do ta vërtetojë, ai që e ka shitur apo ai që e ka blerë.

Njerëzit që ne kemi në pushtet, që na sundojnë bëjnë këtë strategji. Edhe në sistemin që kjo është e mundur për t’u bërë kjo nuk bëhet. Diferenca nga Kosova është çështje e kulturës politike. Në Kosovë nuk vidhen sepse njerëzit kanë turp të blejnë vota.

Unë kam qenë këshilltar i një kryeministri dhe i tregon se si e kanë vënë poshtë korrupsionit ministrit të Jashtëm të Finlandës. Këtu nuk e kanë problem njerëzit, këtu dikush mund të vrasë dhe të vjedhë nesër del në rrugë dhe e përshëndesin sepse këtu respektojnë të fortin”, tha Hasimja./abcnews.al